Magjia e Aromave 3

Krijo brandin tënd të parfumeve

Magjia e Aromave është një trajnim luksoz dhe transformues që të fton të krijosh aromën që ta do shpirti.

Unë jam Romina — kimiste e specializuar në kozmetikën organike dhe natyrale, themeluese e Nimor Cosmetics dhe krijuese e formulave që kujdesen për lëkurën në nivel molekular. 

Në këtë trajnim unik do të të udhëheq hap pas hapi në botën magjike të parfumerisë. Me eksperiencën time të thellë në kozmetikë dhe parfumeri, përgjatë viteve të fundit kam ndihmuar shumë njerëz pasionantë të ndërtojnë brandin e tyre dhe tani jam gati të ndaj sekretet profesionale me ty.

Çfarë do të mësoni?

Përmes këtij trajnimi praktik, do të hulumtojmë çdo aspekt të botës së parfumerisë – nga baza kimike deri te arti i krijimit të aromave që prekin shpirtin. Do të mësoni si të formuloni, testoni dhe përfundimisht të ndërtoni aromën tuaj unike, gati për t’u kthyer në një brand autentik dhe të suksesshëm.

Arkitektura e parfumit luksoz: krijimi i akordeve perfekte

Në këtë modul, do të zbuloni strukturën e brendshme të çdo parfumi të madh – nga notat e para që prekin shqisat, deri tek baza që i jep jetëgjatësi dhe karakter. Do të kuptoni si të ndërtoni harmoni mes notave të sipërme, të mesme dhe të poshtme për të krijuar një aromë që rrëfen histori, jo thjesht që ndjehet mirë

Formulime profesionale: alkoolike & vajore

Do të mësoni sekretet teknike që parfumerët e vërtetë përdorin për të balancuar përbërësit në bazë alkooli dhe vaji. Ky leksion ju udhëzon në përzgjedhjen e përbërësve të duhur, përqindjet, dhe proceset që sigurojnë një formulë të qëndrueshme, të sofistikuar dhe të sigurt për përdorim.

Balancimi mjeshtëror i notave aromatike

Këtu hyn arti i vërtetë. Do të praktikoni si të krijoni ekuilibër midis intensitetit, butësisë dhe karakterit të aromave. Do të mësoni si të ndjeni me hundë si një profesionist, si të dalloni notat që dominojnë dhe si t’i përzieni me mjeshtëri për të arritur harmoninë perfekte.

Sekretet e fiksativeve dhe modifier-ëve

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua.

Krijimi i koleksionit tënd unik të parfumeve

Ky leksion tregon se keni arritur në fazën më të bukur të trajnimit. Është faza ku vizioni juaj fillon të marrë formë. Tashmë keni fituar plotësisht aftësitë dhe sigurinë e një parfumieri të vërtetë. Tani, vetëm imagjinata juaj mund t’ju kufizojë në krijimin e aromave unike dhe magjepsëse. Këto eksperimentime përbëjnë hapat tuaj të parë drejt krijimit të koleksionit tuaj personal të aromave. Gjatë procesit, do të punoni me disa stile të ndryshme – nga aromat e buta dhe sensuale, deri tek ato të forta dhe me karakter të theksuar. Gjithashtu, do të jeni të mirëpritur t’i ndani këto eksperimente në grupin tonë privat në WhatsApp, për të shkëmbyer sa më shumë përvoja, njohuri dhe ide praktike me njëri-tjetrin. Grupi do të qëndrojë aktiv nën kujdesin e Rominës.

Zbërthimi i formulës ikonike të Chanel No.5 (dhe më shumë)

Ky leksion është si të hyni në mendjen e një gjeniu. Do të analizoni dhe kuptoni pse një aromë klasike si Chanel No.5 ka mbetur legjendë për dekada. Do të mësoni si ndërtohet kompleksiteti i saj, si punojnë shtresat kimike, dhe si mund të aplikoni të njëjtat parime për të krijuar parfumin tuaj me potencial ikonash.

Material Didaktik

Libër elektronik 150 faqesh

Udhëzuesi profesional që do ta ruash përgjithmonë

E-Book me vlerën 280€ – përfshin gjithë pjesën teorike të detajuar të një niveli të avancuar që duhet të dijë një Parfumier së bashku me formula të gatshme për të eksperimentuar direkt nga mini-laboratori yt në shtëpi. Po ashtu në e-book do keni një kapitull të veçantë që flet për tre shtyllat kryesore të biznesit: Menaxhim-Financë- Marketing. Kam trajtuar në detaje fiks ato çelësa që më ndihmuan mua të rritem.

3 DHURATA EKSKLUZIVE

Si të krijojmë Tonikë për fytyrën

Formulimi dhe realizimi i tonikëve për fytyrën me vlerë 80€ - do mësosh strukturën, mënyrën e ideimit dhe realizimit të një toniku për fytyrën. Në video të regjistruar paraprakisht do të shohësh realizimin dhe do mësosh sekrete në mënyrën se si ne mund të krijojmë pafund formulime tonikësh për fytyrën.

Si të krijojmë Parfume për Flokët

Formulim dhe realizimi i parfumeve për flokët me vlerën 180€ - ku do të mësosh strukturën dhe diferencën midis një parfumi flokësh dhe atij të trupit. Po ashtu formulimi i trajtuar në libër do të të vijë në një video demonstrative që do të të ndihmojë të kuptosh hapat e realizimit dhe të fitosh kofidencën me veten dhe njohuritë e marra për të realizuar me qindra formulime të ndryshme.

Dhuratë e veçantë për pjesëmarrëset

Sapo t’i bashkohesh trajnimit, do të marrësh një udhëzues ekskluziv që nuk shpërndahet askund tjetër. Është një “pasaportë aromash” – një mjet profesional që të orienton me qartësi në botën e esencave dhe të ndihmon të kuptosh si të zgjedhësh dhe kombinosh aromat me harmoni. Një thesar i vërtetë për parfumierët në hapat e parë që kursen vite kërkimi dhe eksperimentimi. Dhuratë! Në mënyrë të dedikuar dhe të pakufizuar vetëm për studentet e këtij programi.

Për kë është trajnimi “Magjia e Parfumeve 3”?

Ky trajnim është për të gjithë individët që dëshirojnë të krijojnë aromën që flet për ta, një parfum që ua gëzon zemrat pa patur nevojë për eksperiencë paraprake. Secili prej jush gjen në këtë trajnim praktik diçka që i frymëzon dhe i lejon të krijojë eksperiencën e tij unike:

Studentët & kreativët

Nëse sapo po fillon rrugëtimin tënd në botën e parfumerisë apo dëshiron të nisësh karrierën tënde kreative, ky trajnim është hapi i parë që do të të tregojë si të eksperimentosh dhe të krijosh parfume luksoze me teknika profesionale. Nëse ke kreativitetin dhe dëshirën për sukses, ne të ofrojmë modelin më unik të biznesit. “Hapi i parë drejt karrierës në parfumeri”

Çiftet që martohen në 2026 për një dashuri që zgjat gjithë jetën

Krijoni një aromë që përfaqëson dashurinë tuaj dhe momentin e veçantë. Një përvojë unike sëbashku ose që j’u përket ju në çift, që mund ta ruani përgjithmonë si kujtim i ditës tuaj të veçantë. Qoftë nëse jeni ju që celebroni dashurinë në 2026, apo një mikesha apo e afërmja juaj, kjo është një dhuratë unike dhe paharrueshme. “Krijoni parfumin tuaj unik së bashku”

Gratë e rilindura që duan të sjellin ndryshimin

Ky trajnim është për ty që dëshiron të rikthehesh tek vetja, të ndihesh më e fuqishme dhe e vetëdijshme për identitetin tënd. Aromat që do krijosh do të jenë reflektimi i fuqisë, bukurisë dhe stilit tënd unik. Ky trajnim të hap rrugën për të treguar unikalitetin tënd përmes një arome që pushton botën përmes brandit tënd. “Rikthe fuqinë tënde me aromën që të përfaqëson”

Dhurata luksoze për eksperienca origjinale

Nëse kërkon të dhurosh diçka të veçantë dhe të paharrueshme, ky trajnim ofron mundësinë. Qoftë për të krijuar aromën personale apo përvojën sensory që do mbetet në kujtesën e personit të dashur. Për çdo nënë, motër apo figurë të rëndësishme femërore në jetën tuaj, kjo dhuratë ekskluzive do jetë e paharrueshme. “Dhuro eksperiencën që nuk harrohet”

Artizanët dhe krijuesit e DIY

Nëse punon me qirinj, sapunë, tonikë ose produkte artizanale, ky kurs të mëson si të integroni aromat luksoze dhe teknikat e parfumierëve në krijimet tuaja, duke rritur vlerën e produkteve dhe duke i bërë ato unike dhe me vlerë të lartë. Brandet botërore kanë lindur njësoj, nga dëshira e zjarrtë e një zemre krijuese. “Transformo produktet e tua artizanale me aroma unike që pushtojnë tregun”

Pronarët e Salloneve të Bukurisë, SPA & Wellness

Ky trajnim është për pronarët që duan të ofrojnë eksperienca luksoze për klientët e tyre. Do të mësoni si të krijoni aroma të personalizuara që rrisin vlerën dhe ekskluzivitetin e shërbimeve tuaja. Ju keni kapacitet të gatshme të klientelës për të ofruar parfumet tuaja unike në ambjentet e biznesit tuaj. “Rritni vlerën e kënaqësisë të klientëve tuaj me aroma ekskluzive”

Influencers & Lifestyle Creators

Nëse dëshiron të ofrosh për audiencën tënde eksperienca sensory unike, të ndash procesin e krijimit dhe të frymëzosh me stilin dhe aromën tënde, ky kurs të ofron mundësinë për të krijuar përmbajtje autentike dhe luksoze. Influencuesit më të mëdhenj sot në botë zotërojnë brandin e tyre të produkteve. Nëse ju dëshironi të qëndroni gjatë në tregun e influencimit dhe ndërkohë të krijoni një brand, ky trajnim është një mundësi e shkëlqyer për të nisur brandin tuaj unik. Bëhuni jo vetëm influencues, por bëhuni ata që vendosin trendin të parët. “Eksperimento aroma unike dhe ndaje eksperiencën me audiencën tënde!”

Si do zhvillohet trajnimi?

2 herë në javë, live në Zoom

4 javë trajnim

Leksione shtesë të gatshme

Regjistrimet mund t’i shikosh kur të duash, dhe ti ruash përjetësisht

Bashkëbisedim dhe shkëmbim idesh në grupin e WhatsApp-it

Data e fillimit

1 Dhjetor 2025

Frekuenca

2 takime në javë

Format

Live + Video Leksione extra + Materiale të shkarkueshme

Kohëzgjatja

4 Javë

Çmimi

1000 EUR

Pse të regjistrohesh tani?

Sepse ky nuk është vetëm një trajnim parfumerie por është një eksperiencë personale dhe kreative që j’u lejon të krijoni aromën që flet për ju, të ndërtoni një brand unik dhe të përfitoni të parët nga njohuritë, profesionalizmi dhe eksperienca e Rominës.

Certifikatë

Çdo pjesëmarrës në fund të trajnimit pajiset me certifikatën e pjesëmarrjes

Pagesa

Kartë, PayPal, transfertë bankare, Western Union etj. Mund të na kontaktoni në info@nimorcosmetics.com për tu informuar për detajet e formave të pagesës.